Ngordh Zeus, qeni më i gjatë në botë

Ngordh Zeus, qeni më i gjatë në botë

16:28, 19/09/2023
A+ Aa A-

Zeus, qeni më i gjatë në botë ka ngordhur nga komplikimet e shkaktuara pas një trajtimi që e pati për kancerin e kockave, ka deklaruar Guiness World Record.

Qeni i racës “The Great Dane”, i cili kishte gjatësi prej 1 metri, titullin si qeni më i madh e kishte marr në vitin 2022. Ai ishte 3 vjeç, dhe do t’i mbushte 4 në muajin nëntor.

Ai ngordhi nga pneunomia pas një operimi në të cilin iu amputua këmba e tij e përparme e djathtë pas zbulimit të kancerit nga ana e veterinarëve, shkruan SkySky, transmeton Telegrafi.

Ngordhi në orët e para të së martës, me kokën në “prehërin e Brittany, pronares së tij të dashur”, deklaroi Donnie Davis, babai i Brittany.

Brittany, nga Bedford, Teksas, për ueb-faqen e Guinness World Records tha: “Jemi thellësisht të pikëlluar të njoftojmë ngordhjen e qenit tonë të dashur, Zeusit, titullarit të rekordeve botërore Guinness për qenin më të gjatë të gjallë”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco