VIDEO/ Makinat historike nën diktatin e RETRO.AL

23:29, 19/05/2023
A+ Aa A-

Automjetet që po shihni i përkasin shekullit të kaluar. Pavarësisht vitit të prodhimit, dizajni unik dhe historia që ato mbartin i ka kthyer në vepra arti. Por nëse keni pasion për makinat retro dhe po planifikoni të krijoni koleksionin tuaj privat, mendoheni mirë! 

Të krijosh një koleksion të tillë në Shqipëri kërkon shpenzime luksi dhe kohë, por mbi të gjitha kërkon arritjen e qëllimit final: lejimin e qarkullimit nëpër rrugët e vendit. Me sa duket, lëvizja është kthyer në një mision tejet të vështirë për koleksionistët e këtyre mjeteve historike. 

Sipas tyre, pengesë është bërë Blendi Gonxhja, Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, njëkohësisht edhe ideator i “RETRO.AL”, koleksionit që lindi për të jetësuar trashëgiminë unike të makinave të vjetra dhe për t’i shërbyer me lehtësira, komunitetit pasionant të koleksionistëve.

Të paktën kështu ishte projekti.

Realiteti është krejt tjetër. Makinat që ia kanë dalë t’i rezistojnë kohës, për fat të keq kanë mbetur të pa targuara, si pasojë e kritereve absurde, të vendosura nga Drejtoria e Përgjithshme e Transporteve.

Të njëjtat pengesa kanë hasur edhe koleksionistët më të rinj të mjeteve historike. 

Sipas rregullores së Drejtorisë së Përgjithshme të Transporteve, që statusin “Retro” e përfitojnë makinat e sapodala nga fabrika, por të prodhuara prej të paktën 30 vitesh.

Edhe nëse makina i ka kaluar tri dekadat dhe të jetë ruajtur apo restauruar në formën e vet origjinale, përsëri duhet të jetë e përfshirë në listën e miratuar të mjeteve Historike.

Sikur të mos mjaftonte lista e modeleve të preferuara nga Retro. al, duket se për koleksionistët telashet s’kanë të sosur.

Ngërçi i radhës vijon edhe me të ashtuquajturat ‘lehtësira’ sa u takon taksave vjetore të qarkullimit dhe kontrollit teknik  që përfitojnë këto mjete. Ose më mirë të themi, që duhet të përfitonin. Një tjetër problem është edhe zëvendësimi i targës historike H, me logon e Retro.al. 

Mungesa e targës historike H, duket si një kriter i papërfillshëm në rregulloren e Retro. al.

Problemi i vërtetë qëndron te koha e lejuar për lëvizjen e këtyre makinave, e cila është 90 ditë ose 3 muaj dhe asnjë ditë më tepër. Dhe për këto ditë duhet të raportosh te libri i udhëtimeve, përndryshe të heqin targën retro. 

Derisa një instrument shtetëror si Retro.al t'i tejkalojë këto kritere absurde, duke u bërë më e hapur dhe të ketë qasje për të gjithë, koleksionistët po përpiqen të gjejnë zgjidhje alternative, për t’iu gëzuar pasionit të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco