Zbulohet misteri i vizatimeve në Epokën e Akullnajave

Zbulohet misteri i vizatimeve në Epokën e Akullnajave

20:25, 05/01/2023
A+ Aa A-

Një studiues anglez ka zbuluar misterin e vizatimeve që bënin njerëzit nëpër shpella, në Epokën e Akullnajave.

Ben Bacon analizoi shenjat që janë bërë në vizatimet e para 20 000 viteve, duke dalë në përfundim se ato shenja mund t’i referohen një kalendari hënor. Kjo do të thotë se evropianët mbanin shënim mbi ciklin e riprodhimit të kafshëve.

Bacon tha se ishte e pabesueshme fakti që më në fund është kuptuar se çfarë po thonin gjahtarët e asaj kohe.

Vizatime nëpër shpella të drerëve, peshqve dhe bagëtive janë gjetur nëpër shpella në të gjithë Evropën. Por, arkeologët nuk kishin gjetur ende domethënien e pikave dhe shenjave të tjera që ishin lënë në këto vizatime. Për këtë arsye, Ben Bacon vendosi t’i deshifronte ato.

Pas shumë orësh studimi, ai vuri re se “Y”-ja tregonte lindjet, ndërsa pikat përdoreshin për të regjistruar ciklin e riprodhimit të kafshëve të ndryshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco