‘Një nga fosilet më të shtrenjtë’, shitet për 6 milonë dollarë skeleti i dinosaurit 70 milion vjeçar

‘Një nga fosilet më të shtrenjtë’, shitet për 6 milonë dollarë skeleti i dinosaurit 70 milion vjeçar

14:27, 29/07/2022
A+ Aa A-

Një skelet i rrallë dinozauri është shitur një blerësi anonim për më shumë se gjashtë milionë dollarë. Bëhet fjalë për fosilin e një Gorgosaurus që është zbuluar në vitin 2018 dhe doli në ankand nga Sotheby’s, në Nju Jork. Ka vetëm 20 fosile të ngjashme që dihet se ekzistojnë në mbarë botën.

Ky që shihni është një nga skeletet më të shtrenjtë të një dinosauri që është shitur ndonjëherë në ankand. Skeleti i plotë i një Gorgosaurus arriti në vlerën e plot 6.1 milionë dollarëve në Nju Jork.  Ky lloj dinosauri ka jetuar më shumë se 70 milionë vjet më parë dhe ngjante me Tyrannosaurus rex.

Fillimisht nuk u bë e ditur se kush e bleu skeletin, i cili ishte rreth tre metra i lartë dhe gati shtatë metra i gjatë, dhe u zbulua në vitin 2018 në shtetin amerikan të Montana. Sipas shtëpisë së ankandit, ishte skeleti i parë i një dinosauri të tillë që u ofrua ndonjëherë në ankand.

Gorgosaurus, që besohet se ka jetuar më shumë se 70 milionë vjet më parë, ngjante Tyrannosaurus rex-it, thonë shkencëtarët, por ishte dukshëm më i vogël.

Shumica e fosileve të Gorgosaurus janë gjetur në Kanada, dhe të gjitha mbetjet e gjetura deri më tani janë në koleksione publike.

Ky është i vetmi ekzemplar i këtij lloji që ofrohet në pronësi private. Ka vetëm 20 fosile të ngjashme që dihet se ekzistojnë në mbarë botën.

Çmimi rekord botëror për fosilet e dinosaurëve mbetet 31.8 milionë dollarë, i shitur në një ankand online një blerësi privat në vitin 2020. Megjithatë, shumë ekspertë janë kritikë ndaj ankandit të skeleteve me vlerë shkencore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco