Zbulimi/ Misteret e anijes mesjetare, struktura 1300-vjeçare u gjet e groposur pranë Bordosë

Zbulimi/ Misteret e anijes mesjetare, struktura 1300-vjeçare u gjet e groposur pranë Bordosë

14:29, 16/06/2022
A+ Aa A-

Arkeologët francezë po përpiqen të hedhin dritë mbi misteret e mbetjeve të një anije "jashtëzakonisht të rrallë", të groposur për 1300 vjet në Villenave d'Ornon, disa kilometra në jug të Bordosë. E zbuluar në vitin 2015 gjatë gërmimeve për ndërtimin e një blloku pronash të paluajtshme disa qindra metra larg Garonne, kjo anije është "e dyta ose e treta" që daton nga Mesjeta, e zbuluar në Francë sipas arkeologut Laurent Grimbert.

Marc Guyo: Është një anije e shekullit të 7-8, e cila u gjet në vitin 2013 gjatë një gërmimi arkeologjik. Ky lloj zbulimi është jashtëzakonisht i rrallë. Shembuj të ngjashëm kemi në Drakkar, por modele të tjera. Gjithsesi secila kopje është paksa unike sepse mund të numërohen në gishtat e njërës dorë.

Sipas datimit të parë të pjesëve të drurit dhe qeramikës, kjo strukturë  "e rrallë" prej druri, 12 metra e gjatë, ka transportuar mallra, ndoshta bujqësore, në lumë dhe deri në brigjet e Atlantikut midis viteve 680 dhe 720.

Por origjina e anijes, gërmimet e së cilës nisën në vitin 2019, mbetet një mister. Marc Guyon, specialist i arkitekturës detare shpjegon përbërjen e saj.

Marc Guyon: Në brendësi të varkës, midis dërrasave të dyshemesë, midis brinjëve dhe bykës, gjetëm disa elementë qeramike, që i përgjigjen të dhënave që datojnë në shekullin VII-VIII.

Deri në fillim të shtatorit, një ekip prej 10 arkeologësh do të përpiqet të çmontojë 200 deri në 300 trarët tërthorë të strukturës, për të përcaktuar arkitekturën e varkës, lartësinë e saj reale, kapacitetin e saj për të tonazhit, apo edhe teknikave të përdorura në atë kohë për ta bërë atë të papërshkueshëm nga uji.

Për të gjetur origjinën e saktë gjeografike, një arkeo-dendometër i dërguar në vend analizon drurin e pjesëve të varkës tashmë të çmontuara - lisi, pisha skoceze, gështenja  etj. Për të shmangur tharjen dhe degradimin e këtyre copave të drurit të groposura për 13 shekuj, ato lagen me ujë çdo 30 minuta në vend. Arkeologët kanë vetëm tre muaj kohë për të kryer studimin e tyre të plotë.

Vendi do të jetë i hapur për publikun të shtunën më 18 qershor gjatë Ditëve Evropiane të Arkeologjisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco