Teleskopi hapësinor Hubble vëzhgon për herë të parë një vrime të zezë të vetmuar

Teleskopi hapësinor Hubble vëzhgon për herë të parë një vrime të zezë të vetmuar

10:05, 13/06/2022
A+ Aa A-

Pas gjashtë vitesh vëzhgimesh, teleskopi hapësinor i NASA-s dhe Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) ka arritur të gjejnë provat para të drejtpërdrejta të ekzistencës së një vrime të zezë të vetmuar, e cila endet mes yjeve të Rrugës së Qumështit.

Për herë të parë përcaktohet dhe masa e saj, e cila është shtatë herë më e madhe se ajo e Diellit.

Një rezultat unik i këtij lloji, duke qenë se deri më tani masa e këtyre vrimave të zeza është konstatuar gjithmonë me metoda statistikore ose duke studiuar ndërveprimet e tyre me yjet shoqëruese brendada sistemeve binare.

Ky rezultat është arritur nga grupi Kailash Sahu i Inisitutit Shkencor i teleskopit Hapësinor në Baltimore.

Astronomët vlerësojnë se ka 100 milionë vrima të zeza që enden mes yjeve të rruga e Qumështit, por deri më tani ata nuk kishin identifikuar kurrë një të izoluar.

Ai është gjetur nga Hubble dhe është rreth 5000 vite dritë larg nesh në krahun spirale Carina-Shigjetari të galaktikës sonë.

 Zbulimi i saj i lejoi studiuesit të vlerësonin se vrima e zezë e vetme më e afërt me masë yjore mund të jetë rreth 80 vite dritë larg.

 Llogaritjet e bëra nga ekipi i Shasu tregojnë se vrima e zezë po udhëton në galaktikë me 160,000 kilometra në orë - një shpejtësi më e madhe se ajo e shumicës së yjeve përreth, e cila do ta lejonte atë të shkonte nga Toka në Hënë në më pak se tre orë.

Sipas një grupi të dytë kërkimor, të udhëhequr nga Kejsi Lam të Universitetit të Kalifornisë në Berkeley, nuk mund të përjashtohet që objekti i përfunduar në shikuesin Hubble nuk është një vrimë e zezë, por një yll neutron (në fakt, llogaritjet e tyre tregojnë një masë më të vogël, midis 1.6 dhe 4, 4 herë më shumë se ajo e diell).

 "Sido që të jetë - specifikon Lam - objekti është mbetja e parë e errët yjore që është zbuluar duke u endur në galaktikë pa shoqërinë e një ylli tjetër".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco