Egjipt/ Zbulohen qindra sarkofagë dhe statuja 2500 vjeçare

Egjipt/ Zbulohen qindra sarkofagë dhe statuja 2500 vjeçare

09:51, 31/05/2022
A+ Aa A-

Në një zonë të Kajros në Egjipt, janë zbuluar qindra arkivole të lashtë dhe statuja bronzi.

Gjatë së hënës, u zbuluan 250 arkivole të lashta dhe 150 statuja të vogla që datojnë 2500 vite më parë. Statujat përshkruanin figurën e maces dhe hyjnive egjiptiane.

Saqqara, vendi ku u zbuluan, mendohet të ketë qenë një vend ku bëheshin varrimet e lashta.

Ministria e Turizmit në një postim në Facebook deklaroi se ky zbulim ishte më i madhi i bërë ndonjëherë, i artefakteve që datojnë në këtë periudhë.

Nga statujat që u zbuluan ishin dhe ato të perëndive; Anubis, Amun, Min, Osiris, Isis e Hathor.

Brenda një prej arkivoleve u gjet dhe një papirus hieroglifi i ruajtur shumë mirë, i dërguar në Muzeun e Kajros për analiza të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco