SYRI TV/ Orëndreqësi i Kullës së Sahatit në Gjirokastër: Orën e morëm në Shkodër, e përshtatëm

15:44, 24/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Orëndreqësi Ajdin Gjini rrëfen për Syri TV historinë e orës së kullës së sahatit në Gjirokastër. Gjini deklaron se ora ka pësuar ndryshime ndër vite për t’u përshtatur më kohën dhe me qytetin. Sahati i kalasë së Gjirokastrës prej vitit 1968 kur ka nisur të funksionojë është një prej simboleve kryesore të vetë qytetit.

Syri TV

Sahati i kalasë së Gjirokastrës prej vitit 1968 kur ka nisur të funksionojë është një prej simboleve kryesore të vetë qytetit. Tashmë imazhin e orës së gurtë e gjen në guidat turistike, suvenirët apo punimet tradicionale të artizanëve vendas. Orëndreqësi Ajdin Gjini, i cili është kujdesur përgjatë gjithë jetës për Sahatin e gurtë shprehet se i është përshtatur disa herë kërkesave të kohës.

Falë vlerave historike dhe arkitektonike Sahati i gurtë i kalasë së Gjirokastrës është një prej orëve me të veçanta në Ballkan, e cila gjithmonë ka tërhequr kuriozitetin e banorëve dhe vizitorëve të qytetit.

Rijetësimi i Sahatit të gurtë dhe tingulli i kambanës së tij përcillet plot emocion nga orëndreqësi i vjetër si rikthim i një tradite të veçantë për Gjirokastrën.

Sahati i kalasë së Gjirokastrës është një prej pikave më tërheqëse dhe të vizitueshme për turistët vendas dhe të huaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco