VIDEO/ Skandali te Cirku Kombëtar, Julian Kazazi: Nuk bëj pazare me pushtetin

21:38, 06/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Egla Xhemalaj

Skandali në Cirku Kombëtar po zbulon një panoramë të rëndë tensionesh, mungese transparence dhe përplasjeje të hapur mes artistëve dhe drejtuesve të institucionit.

Në një intervistë për ‘Odeon’, Presidenti i Sindikatës së Artistëve, Julian Kazazi, sjell një tablo të detajuar të problemeve strukturore që, sipas tij, kanë çuar cirkun drejt një krize funksionale.

Sipas Kazazit, presionet ndaj tij kanë qenë të vazhdueshme dhe të koordinuara, ndërsa vendimi për largimin nga puna është marrë pa e argumentuar dhe në shkelje të rëndë ligjore. Mungesa e një hapësire të përhershme për prova dhe performanca, zhdukja e çadrës së cirkut dhe bllokimi i informacionit për premierat tregojnë një institucion në kolaps organizativ.

Ai nënvizon se drejtimi aktual nuk ka lidhje me artin e cirkut dhe se brenda institucionit mbizotëron çorganizimi i qëllimshëm dhe mungesa e çdo transparence.

Kazazi flet për nevojën urgjente të një riorganizimi profesional, një rregullore të paanshme dhe një Inspektoriat Pune që të mos jetë i varur nga Ministria e Kulturës. Si i vetmi prestigjator që ka Cirku Kombëtar, ai thekson se arti i cirkut është art i mundimit, i sakrificës dhe i publikut dhe se, pa publik dhe pa hapësirë performimi, ky art rrezikon të shuhet.

Kazazi deklaron se mbetet i hapur për dialog, duke e konsideruar këtë situatë një provë thelbësore për institucionet e kulturës, të cilat sipas tij ndodhen në një gjendje jo normale dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente për të rikthyer profesionalizmin dhe dinjitetin e artistëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco