Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

SYRI TV/ Prezantohet libri ‘In memorian’ për Arben Tafaj

17:05, 04/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është prezantuar libri in memoriam të Arben Tafajt në një vjetorin e ndarjes nga jeta të politikanit dhe aktivistit të shquar. Tafaj ishte një mbrojtës i traditës së kryeqytetit. Miq, familjarë e figura të njohura të politikës morën pjesë në prezantimin e librit për jetën dhe veprën e Tafajt.

Syri TV

Arben Tafaj një politikan e veprimtar i shquar shoqëror me një kontribut të veçantë për ruajtjen e traditës së kryeqytetit është përjetësuar në një libër të sjellë nga vëllai I tij, Ilir Tafaj dhe djali i tij, Endri Tafaj. Për ta, dalja në dritë e librit në vitin jubilar ishte  një plotësim i një amaneti të pashkruar.

Promovimi i librit “Arben Tafaj dhe Shoqata Tirana” u zhvillua në një ceremony ku morën pjesë figura të njohura të politikës dhe jetës së aktivizmit në mbrojtje të vlerave dhe traditave.  Fjalë përshëndetëse ka mbajtur edhe Mehdi Gurra, kryetar i fondacioni “ALSAR”.

Tafaj u nda nga jeta herët, ndërsa ishte në kulmin e veprimtarisë së tij si aktivist i shquar shoqëror e politik dhe kontribuues i pashembullt në konservimin e së shkuarës dhe mbrojtjen e së ardhmes së Tiranës dhe komunitetit të qytetarëve të saj në një kohë kur ai kishte energji e vizion për të bërë më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco