Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët salla Azem Hajdari , selia e PD

Fiodora Fjora zbulon sekretin e fotos së dasmës dhe sfidat si nënë beqare: Nuk kam hequr dorë nga dashuria

22:55, 25/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një rrëfim të rrallë e të sinqertë për jetën e saj në 'A SHOW', gazetarja e njohur Fiodora Fjora ka ndarë me publikun prapaskena nga familja, karriera dhe rrugëtimi i saj si nënë beqare.

Përmes fotografive të vjetra, ajo zbuloi histori të panjohura më parë, përfshirë një sekret nga dita e martesës së prindërve të saj: mamaja e saj ishte shtatzënë me të. Ky detaj intim shërbeu si nisje e një udhëtimi nëpër kujtime që formësuan Fjora-n si gazetare dhe si njeri, duke përfshirë sakrificat e prindërve në një familje të varfër dhe ndikimin e thellë që ka pasur emri i saj unik, një zgjedhje e babait të saj të apasionuar pas letërsisë.

Karriera e saj nisi rastësisht me pjesëmarrjen në “Miss Albania” në vitin 1994, por kjo eksperiencë i dha një shenjë të qartë për rrugën që donte të ndiqte në gazetari. Megjithatë, ajo përballoi sfidat e të qenit një grua e bukur në një botë profesionale, duke mos lejuar që imazhi të përcaktonte aftësitë e saj. Fjora foli gjithashtu për jetën e saj si nënë beqare e djalit të saj, Alteos, për vendimet e vështira në marrëdhënie dhe për besimin e palëkundur se dashuria dhe lumturia mbeten gjithmonë të arritshme. Mesazhi i saj për publikun është i qartë: pavarësi, forcë dhe optimizëm janë çelësi për të përballuar jetën.

Pjesë nga intervista:

Krasta: Shumë faleminderit dhe e vlerësoj shumë dhe me të vërtetë, ndoshta jo të gjithë ndajnë këtë mendim me ty, që jam kaq e qetë, kaq e mirë, kaq, kaq jo e poshtër në thonjëza. Jo po unë nuk të përshkrova ty, unë përshkrova atmosferën midis prezantatorëve televizivë. Jo.

Fjora: Jo.  Është luftë e madhe televizioni. Është luftë e madhe gazetaria, janë vite të tëra, po themi, sfidash, ti e di më mirë se sa unë. Po në qoftë se do të të përcaktoja ty, ë, si më i rritur, le të themi, më më shumë kohë në televizion, unë unë të përcaktoj në një kuptim, ë, domethënë kam një lloj vlerësimi për qëndresën tënde. Dhe për faktin që ti ke bërë atë që ke pëlqyer pa u marrë shumë me të tjerët.

Shumë faleminderit. Faleminderit, e marr për vlerësim. Ka qenë e vështirë në fakt sepse ti e di shumë mirë që të merresh me të tjerët është formula magjike për të qenë më i përfolur dhe më në vëmendje, por kam kuptuar me kohën dhe me profesionin që edhe ajo qëndrueshmëria dhe po themi instikti jot i cili të çon drejt një gazetarie të fisme, fund ditës ka vlerësimin e vet dhe unë i kam ata fansat e mi le të themi.

Krasta: Shikojmë foton e parë që ne kemi përzgjedhur. Kam qëndruar, kam qëndruar pak në këtë tek prindërit për të të kuptuar ty. Ë, ata duken të zakonshëm. Si me thënë, në vlerësimin tënd, çfarë ndodh kur e kur e përshkruan e gjykon në këtë moment?

Fjora: Në fakt, në fakt, këto janë fotot e mamasë time ë nuse, këta janë gjyshërit e mi, të cilët nuk jetojnë më. Gjyshi ka qenë një burrë i jashtëzakonshëm, nëna si gjithmonë, një njeri shumë i sakrifikuar dhe që ka bërë shumë për fëmijët e vet. Mamaja ime është, me këto foto unë jam rritur. Dua të them që ka qenë ëndrra ime dhe ë një nga dhimbjet e mëdhaja që kam është që ky fustan më sëri i mamasë time nuk nuk ishte më, kanë qenë të varfër atëherë dhe sigurisht ka qenë shumë e vështirë që t'i mbanin dhe t'i kishin gjërat. Madje ato lulet që janë aty, kanë qenë ato loret e dikurshme kallçuku që sepse jetonin në një kohë shumë të fortë të diktaturës dhe shumë të vështirë. Edhe ajo ka qenë shumë e bukur. Mamaja ime e re ka qenë shumë e bukur.

Fjora: E ndaj këtë mendim kur fëmijët kanë këtë impresion dhe këtë vlerësim për për mamatë e për baballarët e tyre. Dhe të kuptosh që ajo ka aq pak makeup aty, aq pak përpjekje dhe aq shumë dëshirë për të qenë moderne në një kohë.

Krasta: Kur ka ndodhur kjo ditë e veçantë? Ah, këtë ditën e martesës së prindërve të mi nuk di të ta them. Mami im nuk, nuk ma ka thënë ndonjëherë dhe unë nuk e kam fiksuar të them të drejtën. Por di vetëm një gjë që mamaja ime teksa ishte nuse, ka qenë shtatzanë me mua.

Krasta: Kemi një foto tjetër?

Fjora: Shiko sa moderne, shiko sa moderne ka qenë ime mama. Shikoje të lutem atë zinxhir që ka të lidhur ngushtë rreth qafe. ë, atë feminilitetin e jashtëzakonshëm. Im atë sigurisht ka qenë një burrë i pashëm, një një Alendelon, për të cilin, për të cilin çdo njeri që më ka takuar, çdo njeri që ka patur mundësi ta shohi dhe atëherë dhe tani më ka thënë që është me të vërtetë shumë burrë i bukur. Por kur themi i bukur është dhe i bukur si njeri, është i jashtëzakonshëm. Unë nuk di që të ketë njeri që për prindërit e vet të thotë një gjë tjetër, por mendoj që im atë është ë tipikisht njeriu që ka sakrifikuar për familjen po me një bonsens dhe me një dashuri shumë të madhe, pa e prishur kurrë kujt. Dhe kjo ka qenë ë edhe dhimbja e tij me mo e, sepse ky ishte një burrë i cili bëhej copa për të gjithë. Dhe gjithmonë pastaj duhej të sakrifikonte për fëmijët, për mua, për të tani sepse ai është në një fazë të jetës pak të vështirë. Gjithmonë ka dhënë shumë, por kam këmbëngulur t'i sjell këto foto, pse? Sepse ishte si një aktor i Hollywoodit në atë kohë.

Krasta: Fjorat janë nga Preza.

Fjora: Fjorat janë nga Preza.

Krasta: Dhe ka shumë fjora.

Fjora: Ka, kemi një, jemi një fis i madh. Goja i madh. Ti thua që zgjedhja e që babai yt ka bërë për emrin Fiodora, ka qenë e qëllimshme me qëllim që i gjithë emri të ketë një lloj melodiciteti. Fiodora Fjora.

Krasta: Po këtë gjë e ka bërë me koshiencë. Ka qenë një njeri i pasionuar pas letërsisë, një njeri i cili ka lexuar shumë. Dhe nga pikëpamja televizive ka tingëlluar në mënyrë shumë interesante Fiodora Fjora.

Fjora: Kam fat të jashtëzakonshëm me këtë emër. Nuk ka dy njëherë në Shqipëri, po të hysh në regjistrin e e qytetarëve të këtij vendi. Të këtij vendi, emri i dytë Fiodora Fjora, përveç timit nuk del, asnjëri nuk e ka këtë emër. Mund të ketë Fiodora, por nuk ka mbiemrin Fjora, kështu që është një një fat shumë i madh që unë kam dhe ai ka qenë çdo njeri që më takon për herë të parë më thotë, sa i bukur ky emër. E ke emër arti, e ke vënë kështu. Dhe unë them, nuk e di, ai e ka e ka paraprirë faktin që unë do të kisha një qasje publike dhe ma ka bërë këtë dhuratë. Është dhurata më e bukur që ai më ka bërë. Emri im është perfekt. Do ta bëjmë atë pyetje kur të vijë momenti, të ndihmohemi dhe nga fotot.

Krasta: Kam qëndruar dhe pak këtu sepse kam nevojë. Duket që ti ke një veneracion, siç në fakt vajzat për mamatë do duhet ta kenë gjithmonë. Ëh, ë zonja Fjora ka bërë një fotografi atje ku të gjithë kanë dalë në sheshin Skënderbej, ndërkohë që 15 katëshi me sa duket ka po fillon të ndërtohet me një biçikletë që sepse më tingëllon jo domosdoshmërisht si pikçikletë kineze, mbase mbase unë nuk e shoh shumë mirë. ë, ka qenë influente në jetën tënde dhe në zgjedhjet e tua, është sot?

Mami im ka qenë mbështetje e jashtëzakonshme. Unë besoj që kam përmbushur të gjitha ëndrrat që ajo ka patur në rininë e vet dhe që nuk mund t'i bënte. Nga pikëpamja ë e asaj që përfaqësohej për njeriun në jetën sociale, publike. Në jetën sociale, por edhe në të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me jetën në përgjithësi. Pra me lirinë që unë kam sot. Këtë liri që unë kam sot si njeri, ajo donte shumë ta kishte në rininë e saj. Por vëllezërit e saj, situatat familjare, koha, nuk e lejonin asaj të kishte këtë liri. Për shembull, nëse mua sot më pëlqen shumë të udhëtoj, ka qenë ëndrra e saj gjithmonë. Nëse mua më është, unë jam marrë me sport gjithë rininë time. Ajo ende sot kujton me shumë nostalgji dhe thotë, dëgjo, unë merresha me këtë sport, isha shumë e mirë, isha akrobate, erdhi daja dhe nuk më la. Dhe ka këto ëndrrat dhe thyerjet në mes, të cilat pak edhe për faktin që u martua shumë e re dhe i duhej të rriste dy fëmijë me shumë sakrifica në një familje shumë të madhe, siç ishin gjyshërit e mi, pra vjerrët e saj dhe duhej të hiqte shpeshherë rrobat e trupit për t'i dhënë mua, për të më bërë triko dhe të gjithë këtë sensin e modës, të gjithë këtë sensin e lirisë, të gjithë këtë sensin e gjërave që unë i kam jetuar pa asnjë lloj kokëçarje sepse prindërit e mi ma kanë dhënë me pas këtë lirinë. Ajo ka përshtypjen, e sheh të mishëruar atë ku sot.

Ja ku është zoti Fjora sot. Pra ti ke një lloj të drejte, ai ka një, ai ka një imazh me me ngjyra, me sy të blu, me me qëndrimin si me thënë.
Shiko, këtu është herët. Këtu është herët dhe unë kam dashur shumë që ta ta sjell këtë fotografi me babain tim sepse sepse ti kështu dëshiron që ta kështu dua që ta mbaj mend. Sigurisht që babi nuk ka asgjë, ne tani jemi të gjithë të qetë. Edhe për faktin që ai prej shumë kohësh jeton në një ëh, në një karrocë invalidi, për arsye se jeta e solli ashtu, por ai ka qenë për mua gjithmonë një një njeri i cili më ka mësuar të eci. E kam thënë njëherë, kam kam dhënë herë pas here intervista për për prindërit e mi nuk lodhem kurrë së foluri se e them dhe do ta them, më kanë falur lirinë. Liria është e jashtëzakonshme për një femër në Shqipëri. Nuk më kanë penguar për të bërë asgjë. Madje im atë më ka thënë që nuk jam mërzitur kurrë nga zgjedhjet e tua. Përkundrazi, më ke bërë krenar sepse më kanë lënë të iki në një moshë fare të re, isha vetëm 18 vjeç kur i lashë ata për t'u kthyer në Shqipëri, jo për të jetuar në jashtë Shqipërisë ku ata jetojnë sot, pra e gjithë bota emigronte dhe gjithë njerëzit donin të ndërtonin një jetë jashtë Shqipërisë, unë vendosa të kthehem dhe ju luta time imagjinohet në vitin 98. Imagjino vetë se çfarë mund të mendonte një prind që në vitin 98, fëmija i vetë që iku 97 nga plumbat dhe nga lufta, të thotë, babi, nëse ti nuk më lë të kthehem, unë nuk e gjej veten këtu. Dhe kanë bërë disa xheste, kanë bërë ë disa, kanë marrë disa vendime që mua më kanë shënjuar jetën, më kanë bërë fjalorën që jam sot dhe unë nuk do ndaloj kurrë së qeni mirënjohëse për të dy ata. Mamin për sakrificën dhe babin për mirëkuptimin e jashtëzakonshëm.
Shkojmë në një foto tjetër. Mezi e kam gjetur këtë foto.

Ja ku është kjo foto tjetër, shumë e veçantë për mua sepse është nga një moment shumë i hershëm. Në këtë kohë unë isha fare e vogël dhe babi im më mbante gjithmonë në krahë. Kjo foto më kujton shumë, jo vetëm ngrohtësinë e tij, por edhe mënyrën se si ka dashur të më mbrojë dhe të më mësojë të jem e fortë.

Më pas kemi këtë foto, ku jam unë me mamin tim. Kjo është nga një ditë e zakonshme, por për mua çdo moment me të ka qenë një kujtim i çmuar. Ajo më ka mësuar durimin, kujdesin dhe vlerat e familjes. Dhe ky është një aspekt që shpeshherë nuk e kuptojmë deri kur rritemi dhe shikojmë pas në jetën tonë.

Ja ku është një tjetër foto nga një udhëtim familjar. Unë gjithmonë kam patur fatin të udhëtoj me familjen time dhe kjo më ka dhënë një ndjesi lirie që ka ndikuar shumë në formimin tim si njeri. Babai dhe mamaja gjithmonë kanë qenë shembuj të drejtë për mua dhe kjo është diçka që nuk mund ta falënderoj mjaftueshëm.

Kjo foto tjetër tregon një moment shumë të veçantë kur unë dhe vëllezërit e mi kemi kaluar kohë së bashku, duke bërë gjëra të thjeshta, por që janë kujtime të çmuara. Familja ka qenë gjithmonë baza ime dhe çdo gjë që kam arritur në jetë e kam bërë duke marrë forcë dhe mbështetje nga ata.

Në këtë foto të fundit që po shohim sot, unë jam me të gjithë familjen e zgjeruar. Ky është një moment ku ndjehem shumë e lumtur dhe e plotësuar, sepse e gjithë kjo dashuri, mbështetje dhe përkujdesje që kam marrë gjatë gjithë jetës sime më ka bërë të jem personi që jam sot.

Dhe në fund, këto foto nuk janë thjesht kujtime, janë pjesë e rrëfimit tim, janë pjesë e asaj që unë jam sot. Çdo foto, çdo moment, çdo buzëqeshje apo vështirësi që kam kaluar ka ndikuar në atë që quhet karakteri im, personaliteti im, mënyra ime për të parë jetën.

Kur shikoj këto foto, nuk shoh vetëm imazhe; shoh histori, shoh dashuri, shoh sakrifica, shoh njerëz që më kanë formuar, që më kanë mbështetur, që më kanë treguar rrugën e drejtë. Dhe kjo është diçka që gjithmonë e mbaj në zemër.

Fëmijëria ime, adoleshenca, fillimet në televizion, marrëdhëniet me shoqet, marrëdhëniet me prindërit – çdo gjë ka një rëndësi të jashtëzakonshme sepse më ka bërë të kuptoj se liria, përgjegjësia, dashuria dhe respekti janë gjërat më të rëndësishme në jetë.

Unë mund të jem një gazetare e njohur, mund të kem arritur shumë në karrierë, por pa familjen time, pa ata që më kanë qëndruar pranë, asgjë nuk do të kishte kuptim. Dhe kjo është arsyeja pse jam gjithmonë mirënjohëse – për mamin, për babin, për shoqet e mia, për çdo moment që më ka formuar.

Në fund, ajo që dua të them është se çdo foto, çdo kujtim, çdo histori ka një mesazh të qartë: nuk është thjesht ajo që bëjmë në jetën publike, por mënyra se si rritemi, si i përqafojmë njerëzit që na duan dhe si i kujdesemi për ato lidhje që na bëjnë të fortë dhe të lumtur.

Dhe kjo është ajo që më ka bërë mua të jem Krasta që jeni duke parë sot: një grua e fortë, e lirë, e ndjeshme, që di të vlerësojë të kaluarën, të jetojë momentin dhe të shikojë përpara me shpresë dhe dashuri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco