‘Anglezi i harruar që formësoi fatin e Shqipërisë’/ Mal Berisha rrëfen historinë e pabesueshme të Aubrey Herbert

‘Anglezi i harruar që formësoi fatin e Shqipërisë’/ Mal Berisha rrëfen historinë e pabesueshme të Aubrey Herbert

18:30, 23/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në panteonin e figurave ndërkombëtare që kontribuuan për çështjen shqiptare, një emër qëndron veçanërisht i rëndësishëm, por shpesh i lënë në harresë: ai i diplomatit dhe politikanit britanik, Aubrey Herbert.

I ftuar në SYRI i BOTËS SYRI TV me Dori Dakën, ish-diplomati shqiptar, Mal Berisha, rrëfeu historinë e tij, e cila është një dëshmi e fuqisë së diplomacisë dhe miqësisë ndërkombëtare, një angazhim që luajti një rol kyç në njohjen dhe mbijetesën e shtetit shqiptar në fillim të shekullit të 20-të.

'Lidhja e Herbert me trojet shqiptare nisi me udhëtimet e tij në rajon. Në vitin 1907, ai vizitoi Mitrovicën, ndërsa në vitin 1909 udhëtoi nëpër Kosovë, duke ndaluar në Pejë dhe Prizren. Gjatë këtyre udhëtimeve, ai krijoi kontakte të drejtpërdrejta me liderët e lëvizjes kombëtare, përfshirë Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin. Këto takime i dhanë atij një kuptim të thellë për aspiratat e shqiptarëve për pavarësi', theksoi Berisha.

Gjithashtu Berisha u shpreh se 'i bindur për drejtësinë e kauzës shqiptare, Herbert u bë një nga avokatët më të zëshëm të saj në arenën ndërkombëtare. Në vitet 1912-1913, ai ishte forca lëvizëse pas krijimit të Komitetit Shqiptar të Londrës, një organizatë që lobonte intensivisht për interesat e kombit shqiptar dhe njohjen e tij ndërkombëtare. Ky komitet do të transformohej më vonë, në vitin 1918, në Shoqatën Anglo-Shqiptare (Anglo-Albanian Association), ku iu bashkua edhe një tjetër mike e madhe e Shqipërisë, antropologia Edith Durham, e njohur si “Mbretëresha e Maleve”.

Ndër të tjera, ish-ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, Mal Berisha u ndal edhe te ndikimi i Aubrey Herbert shtrihej thellë në establishmentin politik britanik. 'Miqësitë e tij me figura të fuqishme si Lord Robert Cecil dhe Arthur Balfour (ish-kryeministër i Britanisë së Madhe) ishin vendimtare. Falë lobimit të tij të pandalur, delegacioni britanik në Lidhjen e Kombeve mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë. Në vitin 1920, Shqipëria u pranua si anëtarja e 42-të e kësaj organizate, një hap monumental që i garantoi sovranitetin dhe integritetin territorial në një periudhë tejet të trazuar', tha Berisha.

Herbert ishte gjithashtu organizatori kryesor i vizitës historike të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit në Londër në maj të vitit 1913, duke i dhënë lëvizjes shqiptare një platformë të rëndësishme ndërkombëtare.

'Ekspertët theksojnë se pa ndërhyrjen e figurave si Aubrey Herbert dhe mikut të tij, Sekretarit të Jashtëm britanik, Edëard Grey, harta e Shqipërisë sot mund të ishte shumë më ndryshe, ndoshta shumë më e vogël, ose mund të mos ekzistonte fare. Pavarësisht këtij roli jetik, emri i tij mbetet pak i njohur, pjesërisht edhe për shkak të propagandës së regjimit komunist që e portretizonte Konferencën e Ambasadorëve si një akt thjesht anglez, duke i dhënë një konotacion negativ (“Shqipëria Londineze”).

Angazhimi i thellë i Herbert dokumentohet në ditarët e tij voluminozë, të cilët arrijnë në mbi 3,200 faqe, një dëshmi e jashtëzakonshme e jetës së një njeriu që ia kushtoi një pjesë të madhe të saj çështjes shqiptare. Rileximi i historisë së tij është thelbësor për të kuptuar jo vetëm të kaluarën, por edhe për të vlerësuar miqësitë ndërkombëtare që formësuan fatin e kombit', theksoi Berisha.

Intervista: 

Mal Berisha: Emri i tij ishte jo vetëm i harruar por i ndaluar për t'u përmendur. Unë shkoj tek ajo që njihet sot si ‘ëoke culture’ ose mohimi i traditës dhe zëvendësohet me një lloj, kulture tjetër të re e cila mohon atë që ka, atë që ka qenë përpara nesh, përpara brezit ku jemi ne sot, përpara brezit të rinisë së sotshme dhe kjo për mua është tmerrësisht e dëmshme në atë që e vështirëson shumë ruajtjen e krenarisë dhe të karakterit tonë si shqiptarë. Tani le të kthehemi tek ai udhëtimi me të. Ai ka, bërë një udhëtim në vitin 1907 herën e parë, ka udhëtuar për në Mitrovicën e atëhershme. Në vitin 1909 në Kosovë ka vizituar Pejën dhe Prizrenin. Pastaj ka rënë në kontakt me Ismail Qemalin, me Luigj Gurakuqin, liderët e atëhershëm shqiptarë. E ka ndërtuar në vitin 1912-13 atë që njihet me emrin, në atë kohë njihej Komiteti Shqiptar i Londrës.

Ky ishte një komitet i cili bashkonte njerëz të cilët lobonin për të mirën e kombit shqiptar dhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Pastaj më vonë, në vitin 1918, ky, ky komitet i shqiptarëve të Londrës e ndërroi emrin për t'u bërë Shoqata Anglo-Shqiptare ose Anglo-Albanian Association, siç e përdorin ata, të cilës ju bashkua dhe Edith Durhami, emri shumë i njohur i mbretneshës së maleve, e cila i kushtoi jetën Shqipërisë si një antropologe shumë e shquar. Dhe më vonë pastaj ai ishte njeriu i cili me miqësinë e tij, me njohjet e tij të jashtëzakonshme që kishte brenda establishmentit politik të Britanisë së Madhe të asaj kohe, ndikoi tek Lordi Robert Cecil dhe Balfouri, i cili në një farë periudhe kohe ka qenë edhe kryeministër i Britanisë së Madhe dhe me një farë historiani shumë të famshëm, Fisherin, të cilët ishin pjesëtarë të delegacionit anglez në Ligën e Kombeve, në vitin 1920. Arritën që ata ta bënin Shqipërinë anëtare të Lidhjes së Kombeve, anëtarin e 42-të. Pra, është një proces i gjatë i marrëdhënieve të tij, ishte njeriu që organizoi vizitën e Ismail Qemalit dhe të Isa Boletinit në vitin 1913, mos u gabofsha, me datën 1 Maj. Kishte miqësi me Eduard Grey. Një profesor i nderuar nga Prishtina në prezentimin që bëmë para dy ditësh, i tha audiencës një gjë jashtëzakonisht interesante. Prirja anti anglo-amerikane e qeverisë komuniste të Enver Hoxhës ka pasur një lloj tendence për ta konsideruar konferencën e ambasadorëve në Londër si një vepër të anglezëve, prandaj edhe njihet me emrin ‘Shqipëria Londineze’. Dhe ai tha që në fakt kjo nuk është e vërtetë në konotacionin që i japin, sepse në qoftë se nuk do ishte Eduard Grey, Aubrey Herbert, lobi i tij në Britaninë e Madhe, Shqipëria mund të mos ishte kjo që është. Mund të ishte shumë më e vogël ose mund të mos ishte fare. Pra, anglezët mundën të bënin atë që mundën, por bënë maksimumin e mundësive që kishin ata në atë kohë, për shkak se në Shqipëri në atë kohë ishin kryengritjet, kryengritjet e veriut, të cilët si me thënë, sensibilizuan opinionin, por nuk është se kishte një lëvizje aq të madhe popullore për largimin e Turqisë nga Shqipëria dhe formimin e një shteti shqiptar të gjerë në të gjitha territoret e veta. Pra, puna e kësaj familjeje, po flasim vetëm për Aubrey Herbert deri tani.

Dori Daka: Të ndalemi tek i biri, tek koloneli, fillimisht. Cilat kanë qenë marrëdhëniet e tij me personalitetet shqiptare të cilët ju i përmendët, nëse ka informacion më të zgjeruar, por edhe me personalitetet britanike siç ishte edhe Edith Durham, pikërisht gjatë këtyre përpjekjeve për Shqipërinë, gjatë organizimeve, gjatë lobingjeve.

Mal Berisha: Ai njihej shumë mirë me Ismail Qemalin, me të cilin, për të cilin ka dhe dokumenta. Është për t'u habitur, por edhe për t'u inspiruar, që ky njeri ka një ditar në shumë volume, i cili kap 3,200 faqe. Pra, çdo gjë, çdo njeri që ai ka takuar në jetën e vet...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco