Lajmi i fundit

Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer jep dorëheqjen

VIDEO-SYRI TV/ Përplasjet në Cirkun Kombëtar, dështon seanca, Julian Kazazi denoncon presione e abuzime

19:25, 24/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Cirkun Kombëtar, seanca dëgjimore për largimin nga puna të Julian Kazazit nuk u zhvillua, ndërsa ai akuzon drejtuesit për presione, abuzime me fondet publike dhe falsifikim dokumentesh. Drejtoresha Jehona Varfi në një komunikim me Syri Tv përtej kamerave e cilëson çështjen si procedurë të brendshme, duke theksuar se Kazazi ka shkelur kodin e punës me mungesa të pajustifikuara.

Nga Egla Xhemalaj-SYRI TV

Në Cirkun Kombëtar u parashikua zhvillimi i një seance dëgjimore për largimin nga puna të Julian Kazazit, president i Sindikatës së Artit, Kulturës dhe Medias në Shqipëri, por mbledhja nuk u zhvillua. Ai thotë se pas refuzimit për të firmosur tendera të dyshimtë dhe për të denoncuar abuzimet me fondet publike, ndaj tij është ushtruar presion i vazhdueshëm për ta larguar nga puna.

Kazazi pretendon se brenda institucionit ka përvetësime fondesh që i takojnë artistëve të pavarur, falsifikim dokumentesh të Sindikatës dhe mungesë të plotë transparence në administrim. Ai deklaron se është depozituar kallëzim penal pranë Prokuroria e Shkallës së Parë për rastet e dyshuara të falsifikimeve dhe shpërdorimit të detyrës.

Ndërkohë përballë akuzave të ngritura, drejtoresha e Cirkut Kombëtar, Jehona Varfi, e kontaktuar nga Syri TV, tha se çështja është qesharake, duke theksuar se Kazazi ka munguar për tre javë gjatë gushtit pa kërkuar leje dhe se ka shkelur kodin e punës dhe rregulloren e institucionit.

Kazazi, nga ana tjetër, thekson se rasti i tij është shembull i presioneve sistematike ndaj punonjësve të artit dhe kërkon që Ministria e Kulturës të ndërhyjë për të mbrojtur integritetin e institucionit me 65 vite histori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco