SYRI TV/ Premiera e filmit 'Kolltuku', Kita: Dhimbje për mungesën e Shundit, ja dedikojmë filmin

15:37, 23/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në kinemanë “Millennium” u shfaq filmi “Kolltuku” i regjisores Enxhi Rista, një histori që ngërthen dashurinë e një gruaje për kolltukun e saj, e shoqëruar me elementë të absurdit. Filmi, ku luajnë aktorja Zamira Kita dhe i ndjeri Naun Shundi në rolin e tij të fundit në ekran, u shndërrua në një homazh për veprimtarinë e aktorit.

Ishte projekti i tij i lamtumirës dhe paraqitja e fundit që do t’i shfaqej publikut në kinema. Naun Shundi është njëkohësisht i munguar, por edhe i pranishëm mes kolegëve që festuan premierën e filmit “Kolltuku” në kinemanë “Millennium”. Projekti nën regjinë e Enxhi Ristës sjell një histori sa absurde, aq edhe thellësisht njerëzore, për një grua të dashuruar me kolltukun e saj. Filmi vendos përballë dy botë dhe dy kohë, të cilat përcillen përmes personazhit kryesor.

Në film interpretojnë Zamira Kita në rolin e Aurës dhe Naun Shundi në rolin e bashkëshortit të saj. Në fjalën e saj, aktorja Zamira Kita tha se organizimi i premierës i dedikohet aktorit të ndjerë, i cili ndërroi jetë një muaj më parë.

Filmi “Kolltuku” u paraqit për publikun si një homazh artistik për veprimtarinë e ndritshme të Naun Shundit dhe shpirtin e tij të paharruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco