SYRI TV/ Muzeu Historik ‘Oso Kuka’ në Shkodër pasurohet me një skulpturë të Kolë Idromenos

15:33, 19/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Muzeu Historik “Oso Kuka” në Shkodër është pasuruar me një skulpturë të Kolë Idromenos dhe disa veshje të Motres Tone, dhuruar nga trashëgimtarët e artistit. Përgjegjësja Majlinda Laçaj e cilëson këtë si një rikthim të vlerave shpirtërore e identitare të qytetit të Shkodrës.

Syri tv

Fondi muzeor i Muzeut Historik “Oso Kuka” në Shkodër është pasuruar me disa objekte me vlerë të veçantë historike e kulturore, të dhuruara nga trashëgimtarë të Kolë Idromenos. Në koleksionin e muzeut janë shtuar një skulpturë e Kolë Idromenos si dhe disa veshje të Motrës Tone, motra e artistit të njohur shkodran. Sipas përgjegjëses së muzeut, Majlinda Laçaj, ky akt përbën një rikthim të vlerave shpirtërore dhe kulturore në rrënjët identitare të qytetit të Shkodrës.

Image

Trashëgimtarët Valentino Lleshi dhe Viktor Toshi, pjesëtarë të familjes Idromeno, theksojnë se dhurimi është bërë me qëllimin për të ruajtur e përcjellë traditën. Ata sqarojnë se, përveç skulpturës, janë dorëzuar edhe disa veshje të Motres Tone. “Mundësia ishte për më shumë,” – shprehet Lleshi, “por një pjesë e veshjeve fatkeqësisht janë djegur gjatë luftës në Kosovë.”

Skulptura e figurës së shquar të Kolë Idromenos është realizuar rreth 12 vite më parë dhe tashmë zë vendin e saj të merituar në fondin e muzeut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco