Sokol Çunga në ODEON: Zëri i protestës më i vështiri për t'u përkthyer

21:35, 18/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Egla Xhemalaj

Në ‘Odeon’, Sokol Çunga foli për thellësinë e përkthimit si një akt që shkon përtej teknikës një përvojë shpirtërore ku fjala e huaj bëhet pjesë e një gjuhe tjetër, pa humbur frymën e vet.

Për të, përkthimi  s'është vetëm rrugë për të përcjellë një autor, por mënyra më e lartë për ta lexuar dhe për ta kuptuar.

Në këtë udhëtim mes botëve, ai sheh përkthyesin si një urë që lejon komunikimin e ndjesive, të mendimit, të heshtjeve të një kulture. Çdo përkthim është për të një hulumtim i vazhdueshëm, një kërkim për saktësinë, për besnikërinë ndaj regjistrit të autorit, por edhe për atë dritë të brendshme që vetëm fjala mund të mbajë.

Nga përkthimet e tij, si ‘Ferma e kafshëve’ dhe ‘1984’ të Orwell-it, e deri te reflektimet mbi përkthimet klasike, Çunga mbetet i ndjeshëm ndaj thelbit përkthimi është dialog, është ndjenjë, është rikrijim. Ironia, protestat, nuancat njerëzore nuk përkthehen dot me mekanizëm, pasi gjuha kërkon frymë.

Sipas tij, përkthimi shfaqet si arti më i thellë i leximit ai që e shndërron leximin në përjetim, e përjetimin në fjalë të re.

Dhe në këtë rrugë pa fund, poezia mbetet horizonti i tij më i dashur vendi ku përkthimi shndërrohet në ndjenjë të pastër, dhe fjala, në dritë që kalon nga një zemër te tjetra.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco