Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

'Brezi i ankthit' si po i shkatërron të rinjtë teknologjia?

'Brezi i ankthit' si po i shkatërron të rinjtë teknologjia?

10:31, 17/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

A do të linit ju fëmijën tuaj të shkojë në Mars kur ai ngulmon të shkojë me miqtë e tij? Me siguri përgjigja e prindërve është jo, thotë Jonathan Haidt në librin e tij “Brezi i Ankthit”, por duke i lënë në duar smartphone, ju i keni lënë ata tashmë.

Psikologu rendit në libër të gjitha arsyet e shpjegimet pse përdorimi i tepërt i smartphonëve ka sjellë krizë të shëndetit mendor të të rinjve. Botuesja e librit në shqip, foli nga pozicioni i një nëne për ndikimin e smartfonëve.

Libri “Brezi i ankthit” merr në shqyrtim brezi Z, i pari që e ka kaluar pubertetin me smartphone në dorë, një portë drejt një realiteti virtual emocionues, por edhe të rrezikshëm që duket se ndikon më shumë te vajzat.

Ankthi, mungesa e gjumit, shpërqendrimi, varësia, vetmia dhe frika nga krahasimi social janë vetëm disa prej simptomave. Ndalimi i telefonave dhe rrjeteve sociale  deri në moshën 14-16 vjeçare këshillohet fuqishëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco