Nga Agron Gjekmarkaj
Kadare mes dy qytetërimeve
Një pllakatë në Paris, një heshtje në Tiranë
Në Francë, ai u nderua me çmime të mëdha dhe u vlerësua si një prej figurave kryesore të kulturës botërore!
Në Shqipëri, në vendin e tij , megjithatë, nuk gjendet asnjë rrugë, asnjë shkollë, asnjë monument që të mbajë gjallë kujtimin e tij. Francezet u kujtuan para nesh!
Kadare u përcoll me një ceremoni të zbehtë gati mediokre e plot nxitim dhe u varros në një vend të thjeshtë, duke reflektuar një mungesë të thellë vlerësimi për veprën që ka ngritur emrin e kombit në botë. Protogonist i asaj ceremoni qe Kryeministri dhe jo Kadare!
Në këtë virus, shohim vazhdimësinë e një tradite ku mendimi i lirë dhe madhështia kulturore shpesh janë injoruar ose shtypur – një trashëgimi e një mentaliteti autoritar , neotoman e komunist, që ka shtrirje të thella në historinë tonë.
LEXO EDHE: Parisi nderon Ismail Kadarenë me pllakë përkujtimore në bulevardin 'Saint-Michel'
Skënderbeu, Bogdani, Budi, Fishta, Konica, Poradeci, Kuteli, Camaj, Arshi Pipa, Koliqi – të gjithë janë dëshmi të një historie dhimbjeje dhe përjashtimi, shpesh nga vetë shoqëria shqiptare.
Ismail Kadare, njeri prej tyre, me i njohuri shkrimtar shqiptar në Botë, mbetet një dritë që ndiqet më shumë jashtë sesa brenda atdheut të tij.
Në Paris, ai ka sot një pllakatë !
Në Shqipëri, vetëm heshtje dhe harresë. Sa qe gjallë një shpurë servilesh që udhtonin mes tij e pushtetit e ndiqnin nga pas ! Ata të gjithë heshtin teksa lepijbë ndonjë kockë!
Une dyshoj qe Ministri aktual i kultures të ketë lexuar ndonjë veper të Kadaresë! Unë dyshoj që të dijë vleren e ndonjë gjëje i sigurtë që i di çmimin e çdo gjëje! Unë nuk dyshoj që kultura dhe emrat e saj i shkaktojnë atij teshtima si dhive në brymë! Persa kohë jemi në këto kushte i bie vetem të konstatojmë e të merzitemi sipas terezise!
Kadare e ka atdheun e tij e ka gjithmone një strehe Europen! Shqiperia ka nevoje për të, shqiptaret po aq! Dje sot dhe neser!
© SYRI.net