Sarandë/ Shënohet viktima e dytë nga stuhia, gjendet i pajetë në det peshkatari 61-vjeçar

13:10, 22/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një peshkatar është gjetur i pajetë në det në afërsi të ishujve të Ksamilit, në Sarandë. Viktima është identifikuar si Mihal Zoi, 61 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se 61-vjeçari është mbytur, ndërsa policia ka gjetur edhe mjetin e tij lundrues, i cili rezulton të ketë qenë i fundosur.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, gjatë kushteve të vështira atmosferike dhe stuhisë që ka përfshirë zonën, ku më parë u raportua edhe për një tjetër viktimë nga moti i keq.

Autoritetet po hetojnë në dy pista: atë të mbytjes aksidentale si pasojë e motit të keq, por edhe mundësinë e vetëvrasjes.

Mësohet se Mihal Zoi ishte i divorcuar dhe fëmijët e tij jetojnë në Greqi. Ai nuk rezulton të ketë familjarë të tjerë në Shqipëri, përveç një motre.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 11:00, përballë Ishujve të Ksamilit, është konstatuar trupi i pajetë i shtetasit M. Z., 61 vjeç, peshkatar.

Nga këqyrja paraprake e kryer në vendngjarje dyshohet se shtetasi ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në ujë, pasi dyshohet se kishte dalë për peshkim.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur edhe mjetin lundrues me të cilin 61-vjeçari dyshohet se kishte dalë për peshkim.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco