Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e trefishtë mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
Në lokal në momentin kur ndodhi atentati kanë qenë rreth 20 persona mes të cilëve dhe efektivi i policisë që ndodhej jashtë shërbimit edhe nipi i Kastriot Kila është emer i njohur për autoritetet.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, objektiv i sulmit dyshohet se kanë qenë Armando Tomorrica dhe Renaldo Mance, ndërsa i plagosur aksidentalisht ka mbetur edhe Biorgi Hoxha, 19 vjeç, kamarier në lokalin ku ndodhi ngjarja.
Hetimet paraprake kanë zbuluar se autori i dyshuar kishte pasur më herët një konflikt me Tomorricën dhe Mancen, çka dyshohet të ketë qenë edhe motivi që e shtyu të ndërmerrte sulmin me armë zjarri.
Por nuk përjashtohet pista e hetimit se shënjestër e autorit ka qenë nipi i Kastriot Kilës, i njohur si “Ot Kila”, një personazh i njohur në botën e krimit.
Mësohet se autori ka përdorur maskë për të mbuluar fytyren dhe se është larguar në këmbë pasi ka qëlluar nga 3 personave.
Për shkak të errësirës është vështirësuar identifikimi i autorit që vijon të jetë në kërkim.
I lënduar lehtë ka mbetur edhe një person i 4-t që është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore pasi ka qenë në lokal në momentin e ngjarjes.
© SYRI.net