Saranda si Nikla, atentat me armë Sandri Rubatit. Një ditë më parë djali i tij dhunoi policin

22:23, 17/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Elton Qyno – Syri.net

Një nga personazhet e njohur të botës së krimit në Sarandë, Thimio alias Sandri Rubati, është qëlluar me 6 plumba në një atentat nga persona të paindentifikuar, duke e lënë të plagosur rëndë.

Mësohet se një ditë më parë, djali i të plagosurit Sandër Rubati, Andrea Rubati, ka qëlluar punonjësin e policisë Sarandë, Mihal Velço.

Për dhunimin e policit policia e Sarandës, ka proceduar tre persona si Andrea Rubati, Antonio Lefteri 30 vjeç dhe Engjëll Dalanaj 30 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim.

Thimo Rubati, ka ndryshuar disa herë emrin dhe nuk është i panjohur për Policinë e Shtetit. Në vitin 2002 është arrestuar për trafikim minorenësh ndërsa në vitin 2012 për rrëmbimin e një 16-vjeçareje.

Thimjo nga Saranda, është denoncuar edhe herë të tjera, por për shkak të influencës së tij në polici dhe mbështetjen, ai ka mundur të shpëtojë pa problem.

Sipas informacioneve të para, 50-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga 2 persona të maskuar që lëviznin me një motor, të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas ngjarjes, Policia e Shtetit ka ngritur postblloqe dhe ka blinduar hyrje-daljet e qytetit të Sarandës, ndërsa forca të shumta janë angazhuar në kërkim të autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit.

Një grup hetimor është ngritur për të kryer veprime me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e personave që kanë kryer këtë krim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco