U plagos me armë zjarri/ Kush është 50-vjeçari me precedent penal, djali i tij dhunoi policin dje në Sarandë

22:04, 17/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati me armë zjarri i ndodhur mbrëmjen e së premtes në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku mbeti i plagosur rëndë me 3 plumba 50-vjeçari Thimjo Rubati, i njohur edhe me emrin Sander Rubati.

Sipas burimeve, Rubati është një person me precedentë të shumtë penalë. Ai rezulton i skeduar për vepra penale që lidhen me trafikun e klandestinëve, kontrabandën, armëmbajtjen pa leje, si edhe për trafik të mjeteve motorike.

Burime për SYRI bëjnë me dije se atentati dyshohet të jetë kryer nga dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me një motoçikletë. Ata kanë qëlluar disa herë në drejtim të 50-vjeçarit dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

LEXO EDHEEMRAT/ Goditën oficerin e policisë dhe e kanosën me thikë, shpallen në kërkim 3 persona me precedentë penalë

Rubati u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku ndodhej në sallën e operacionit në gjendje të rëndë, por në momentet e fundit e kanë nisur me ambulancë drejt Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak metra larg vendit ku një natë më parë u dhunua oficeri i Policisë, Mihal Velco. Sipas të njëjtave burime, në atë episod ishin të përfshirë djali i Thimjo Rubatit dhe dy persona të tjerë, të tre të njohur për precedentët e tyre penalë.

Policia ka ngritur postblloqe në hyrje dhe daljet e Sarandës dhe po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa dyshimi paraprak është se bëhet fjalë për një atentat të mirëorganizuar.

Policia e Sarandës është vënë në kërkim të atentatorëve. Pasi kanë qëlluar Thimjo Rubatin, autorët kanë lëvizur me motorr nga rruga “Mitat Hoxha” drejt zonës së varrezave të qytetit, në lagjen e quajtur “Baba Rexhepi” ku dhe kanë humbur gjurmët.

Lagjia ku kanë humbur gjurmët është lagje periferike dhe më pas nis një zonë bregdetare e thepisur. Pritet që kontrollet të nisin edhe nga deti.

Sarandë/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:15, në lagjen nr. 4, në Sarandë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri  para biznesit të tij, shtetasi Th. R., 50 vjeç. Ai është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Nga të dhënat e para dyshohet se autorët kanë qenë dy persona me skafandra, të cilët janë larguar nga vendngjarja me motomjet.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco