EMRAT/ Goditën oficerin e policisë dhe e kanosën me thikë, shpallen në kërkim 3 persona me precedentë penalë

EMRAT/ Goditën oficerin e policisë dhe e kanosën me thikë, shpallen në kërkim 3 persona me precedentë penalë

21:40, 17/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Sarandës ka arritur të identifikojë 3 autorët e dyshuar të kanosjes dhe rrahjes së oficerit të

policisë Mihal Velço mbrëmjen e së enjtes  në Sarandë. Sipas burimeve, bëhet fjalë për 3 persona me precedentë penalë, të cilët janë shpallur në kërkim. Ata janë Andrea Rubati 27 vjeç, Antonio Lefteri 30 vjeç dhe Engjëll Dalanaj 30 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të së enjtes, kur shtetasi Mihal Velço, 32 vjeë, Oficer Policie në Komisariatin e Policisë Sarandë, ka njoftuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Sarandë se në lagjen nr.4, në afërsi të Restorant “Lindi”, tre persona që lëviznin me motomjete e kanë goditur për shkak të detyrës dhe e kanë kanosur me thikë duke tentuar ta godasin pasi u është identifikuar si Oficer Policie dhe u ka kërkuar të mos kryenin manovra të rrezikshme në qytet. Menjëherë pas ngjarjes, autorët e dyshuar janë larguar me shpejtësi me motomjetet e tyre. Nga ana e policisë, pas informacioneve të marra dhe pamjeve filmike të përftuara  është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të cilët janë shtetasit Andrea Rubati 27 vjeç, Antonio Lefteri 30 vjeç dhe Engjëll Dalanaj 30 vjeë. Të tre personat rezultojne me precedentë të mëparshëm penalë.

Sipas burimeve zyrtare policore, oficeri i Policisë Mihal Velço është paraqitur pranë Prokurorisë së Juriksionit të Përgjithshëm Sarandë, ku ka depozituar kallëzim penal në lidhje me ngjarjen.

Me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar gjatë natës janë ushtruar kontrolle në vendet ku dyshohet se fshihen autorët ku është ushtruar kontroll baneses së shtetasit Andrea Rubati e ndodhur në rrugën “Mitat Hoxha”, Sarandë, ku atje është gjetur vetëm nëna e tij dhe nuk është bërë e mundur gjetja e këtij shtetasi. Gjithashtu është bërë kontroll në banesën e shtetasit M. L, i cili është gjyshi i autorit të dyshuar shtetasit Andrea Rubati, e cila ndodhet në Bashkinë Finiq, fshati Livadhja dhe nga kontrolli nuk është bërë e mundur gjetja e këtij shtetasi. Është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Antonio Lefteri e cila ndodhet në rrugën “Skënderbej”, në të cilën ndodheshin prindërit e këtij shtetasi dhe gjatë kontrollit fizik nuk është bërë e mundur gjetja e këtij shtetasi. Gjatë ditës së sotme i është ushtruar kontroll banesës së shtetasit Engjell Dalanaj, në rrugën “Onhezmi”, ku nuk është gjetur asnjë person.

Të tre shtetasit e lartpërmendur janë shpallur në kërkim dhe dyshohen për kryerjen e veprave penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kanosja”, të parashikuara nga nenet 237 dhe 84 të Kodit Penal, vijojnë burimet policore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco