Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët

14:43, 17/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e Mifolit këtë të premte. Flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në sipërfaqen e tokës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Deri më tani nuk raportohet për banesa të rrezikuara apo persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco