I shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në ngjarjen e datës 30 qershor ku mbeti i plagosur rëndë Brian Syzo, kapet vëllai i autorit, Edison Agolli. Arrestohet edhe Brian Syzo.
Burime pranë grupit hetimor kanë bërë me dije se ditën e djeshme është kapur 22 - vjeçari Edison Agolli, i cili ka qenë bashkë me vëllain e tij dhe dy persona të tjerë në momentin kur kanë tentuar të vrasin me armë Brian Syzon.
22 - vjeçari u shpall në kërkim që në momentin kur ndodhi ngjarja ndërsa u bë i mundur arrestimi i tij nga strukturat e hetimit të krimit në DVP Korçë. Mbi 22 - vjeçarin rëndon akuza e "vrasjes me paramendim e kryer për interes, hakmarrje" e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Njëkohësisht krahas ngjarjes së ndodhur në Pogradec, arrestimi i Agollit lidhet edhe me vendosjen e kamerës në afërsi të IEVP Drenovë për të parë lëvizjet e Syzos.
Po ashtu, është arrestuar edhe 35 - vjeçari Brian Syzo, i plagosur në ngjarjen e Pogradecit, pasi gjykata e apelit ka lënë në fuqi një vendim të shkallës së parë të gjykatës së Pogradecit në vitin 2023, për "prodhim dhe shitje narkotikësh", ku Syzo do të vuajë dënimin prej 3 vitesh e 4 muaj burg.
© SYRI.net