Sekuestrohet Lotoja e garave me qen në Delvinë, arrestohet pronari

Sekuestrohet Lotoja e garave me qen në Delvinë, arrestohet pronari

10:40, 02/09/2017
A+ Aa A-

Një 'Loto sport' në Delvinë u sekuestrua nga Policia pasi rezultoi se fshihte fitimet dhe as nuk ishte regjistruar në organet tatime.

Policia hyri dhe e kapi në befasi, pronarin e saj. Maksimilian Lamen, 31-vjeçar, banor i qytetit dhe i sekuestroi 5 kompjutera dhe 1 televizor që shërbenin për organizimin e lojrave të fatit, gara me qen.

Arrestimi dhe sekuestrimi ndodhën në lagjen ''Sinan Ballaci''; shërbimet e Policisë  kanë konstatuar dhe sekuestruar kompjutera dhe televizor që shërbenin  për organizimin e lojrave të fatit, pasi nga kontrolli i dokumentacionit rezultuan se këto paisje ishin të paregjistruara  në organet tatimore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kompjutera  për organizimin e lojërave të fatit,  2 kompjutera dhe 1 televizor që shërbenin për gara me qen.

Materialet në ngarkim të shtetasit të arrestuar i kaluan  Prokuorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Organizimi i llotarive të palejuara", "Fshehja e të ardhurave", si dhe për "Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale", vepra këto të parashikuara nga nenet 197, 180 e 149/a të Kodit Penal.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Landi02/09/2017 15:18

    Shkelje e te drejtave te pronesise industriale ??? Ky eshte Shtetii yne dhe perfaqesuesit e tij. Kjo eshte akuza me e rende . Sa shume idiote qe paska ky vend qe nuk ka industri dhe marka dhe patenta te rregjistruara industriale . Nese doni shtet filloni nga vetvetja , te gjithe kompjuterat qe juve perdorni i kane te papaguara programet , filloni nga Presidenca, Parlamenti, Qeveria dhe te gjithe institucionet shteterore, vazhdoni pastaj me Bashkite, ndermarjet shteterore Kesh, OST, OSHEE, Albpetrol etj etj , vazhdoni me Bankat dhe shoqerite e sigurimeve , televiizionet, gazetat e keshtu me rradhe, askish nuk paguan programin qe perdor pa harruar Gjykata, Prokurori dhe keta qe bejne ndalime ne flagrance Polici nuk paguajne. Dikush mund te dale dhe te mbroje veten ose te thote ky sdi gje, por nuk mbulohet dielli me shoshe, mjafton te futesh dhe kontrollosh na Internet cilet subjekte Kane paguar tarifen vjetote te programeve qe perdorim dhe do te shikoni qe Jane jashte zakonisht shume pak shoqeri qe kane paguar . Kjo eshte pronesia industriale o polic i Haki Loqes. Jeni bere turp I botes , ndryresira te neveritshme. Shko sekuestro Vodafone, AMC, Banka, sekuestro kompaniterin tend, te shefit tend, te gjyqtarit, Prokurorit , Ministrit , deputetit, te gjithe keta Kane kompjutera dhe perdorin programin Word, Exel etj. , shikoni a Jane paguar keto programe per perdoriimin e tyre per vitin 2017 ? Po 2016 ? Kjo eshte mor dallkauke pronesia industriale qe juve e zbatoni vetem kur ju urdherojne shefat , konkurenca apo kur doni te zhvasni sic jeni mesuar gjithmone juve mor parazite.

    Hasani02/09/2017 11:55

    Aksion i papare...shteti ne kembe. Ngeli dhe nje familje pa buke

    Shto koment

    Denonco