I riu nga Lezha arrestohet tek rrethrrotullimi i Rinasit, po lëvizte me pistoletë në makinë

I riu nga Lezha arrestohet tek rrethrrotullimi i Rinasit, po lëvizte me pistoletë në makinë

10:30, 28/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 31 vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi po lëvizte me pistoletë në makinë tek rrethrrotullimi i Rinasit në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin ai qarkullonte, shërbimet e Policisë gjetën në një çantë dore një armë zjarri pistoletë, me një krehër me municion. Arma e zjarrit dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, informon policia.

I arrestuari është Ted Marku, 31 vjeç, banues në Lezhë. 
 
Operacioni u kodua ‘Black 2’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco