Era e fortë rrëzon pemë në Gjirokastër, bllokohen përkohësisht disa rrugë

17:26, 26/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

GJIROKASTËR – Era e fortë ka shkaktuar probleme në disa zona të qytetit të Gjirokastrës, ku disa pemë janë rrëzuar duke bllokuar rrugët.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër, sot në orën 15:11 është marrë informacion se në lagjen Granicë dhe në Virua disa pemë janë rrëzuar si pasojë e motit të keq, duke penguar qarkullimin e mjeteve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, një grup i shërbimit zjarrfikës është nisur drejt vendngjarjes për të ndërhyrë, duke larguar pemët e rrëzuara dhe duke bërë të mundur hapjen e rrugëve.

Nga incidenti nuk janë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar. Problematika e krijuar ka qenë vetëm bllokimi i përkohshëm i akseve rrugore, ndërsa shërbimet kanë vijuar punën për normalizimin e situatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco