Virozat e stinës dhe temperaturat e larta kanë dyndur në urgjencë një fluks të lartë pacientësh. Në spitalin e Shkodrës, rreth 130 persona paraqiten në spital çdo ditë për vizita mjekësore.
Shefi i repartit të urgjencës, mjeku Ardian Dajti, tha se një numër i lartë pacientësh vjen në urgjencë me problemet të shkaktuar nga virozat e stinës, temperaturat e larta, ndërsa bëri apel që të kenë kujdes nga gjarpërinjtë dhe insektet si merimanga e zezë.
SYRI TV
Reparti i urgjencës në spitalin rajonal të Shkodrës përballet me një fluks të shtuar të pacientëve. Çdo ditë paraqiten rreth 135 persona për ndihmë mjekësore. Më të shumtët janë ata që kanë komplikacione si pasojë e temperaturave të larta dhe virozave të stinës. Shefi i këtij reparti, Ardian Dajti, tha se rritja e temperaturave sjell shtim të zvarranikëve dhe u kërkoi qytetarëve që të kenë kujdes nga pickimet nga merimanga e zezë apo gjarpërinjtë. Një numër pacientësh që paraqiten në urgjencë janë edhe rastet e personave që janë aksidentuar, kryesisht turistë.
Shefi i repartit të urgjencës, mjeku Ardian Dajti, tha se vihet re një rritje e numrit të pacientëve me probleme neurologjike. Ndërkohë, ai u bëri apel qytetarëve të shmangin orët e pikut të të nxehtit dhe të tregojnë kujdes në konsumimin e ushqimit.
© SYRI.net