Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 26-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Polici i burgut të Durrësit kapet duke i dhënë kokainë të burgosurit

Polici i burgut të Durrësit kapet duke i dhënë kokainë të burgosurit

18:23, 25/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mësohet se punonjësi i policisë me iniciale A. P. dhe i dënuari A. M. janë prangosur nën akuzën për futje të sendeve të ndaluara në burg dhe për prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

DURRËS – AMP ka arrestuar sot në flagrancë një punonjës policie në IEVP Durrës, i cili është kapur duke i dhënë lëndë narkotike të dyshuar si kokainë një të burgosuri.

Mësohet se punonjësi i policisë me iniciale A. P. dhe i dënuari A. M. janë prangosur nën akuzën për futje të sendeve të ndaluara në burg dhe për prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur nëse ky episod është i izoluar apo pjesë e një rrjeti më të gjerë abuzimi brenda institucionit.

Njoftimi i AMP:

"Sot në datën 25.06.2026, nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasve A. P.  me detyrë punonjës policie në IEVP Durrës dhe A. M. i burgosur në IEVP Durrës, për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve me Burgim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 324/a dhe 283 të Kodit Penal.

Kjo pasi, në IEVP Durrës, nga kontrolli i ushtruar nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në bashkëpunim me DPB është konstatuar se punonjësi i policisë së burgjeve A. P., gjatë ushtrimit të detyrës brenda në IEVP, i ka dhënë të burgosurit A. M., një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë. 

AMSEVP është duke kryer të gjitha veprimet e tjera verifikuese dhe hetimore për këtë rast dhe raste të ngjashme brenda kësaj IEVP-je, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. AMSEVP inkurajon qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së detyrës nga ana e punonjësve të strukturave.", njofton AMP.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco