Moti i keq godet Dropullin, pemë të rrëzuara dhe zjarr pas goditjes së rrufesë

Moti i keq godet Dropullin, pemë të rrëzuara dhe zjarr pas goditjes së rrufesë

22:34, 25/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet intensive të shiut dhe shkarkesat e shumta atmosferike kanë përfshirë gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes zonën e Gjirokastrës, duke shkaktuar probleme në disa zona.

Në Bashkinë Dropull, era e fortë ka rrëzuar disa pemë, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin në rrugën e fshatit Haskovë. Ndërhyrja për largimin e pengesave është bërë e nevojshme për të rikthyer lëvizjen në këtë aks rrugor.

Ndërkohë, shkarkimet e rrufesë kanë shkaktuar edhe një incident tjetër në zonë. Një shtyllë elektrike është goditur nga rrufeja, duke sjellë rënien e zjarrit në një sipërfaqe kullote.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë për të lokalizuar flakët dhe për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit, duke shmangur përhapjen e tij në një sipërfaqe më të gjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco