Në një prej burimeve më piktoreske, kurative që natyra i kishte falur zonës së Përmetit është tharë uji. Llixhat e Bënjës, të krijuara përmes burimeve nga e bukura natyrë, prej dy muaj kanë vdekur totalisht.
Gazetari Elton Qyno publikon video nga Lixhat e Bënjës ku një bukuria natyrore, ju shkatërrua Shqipërisë e tashmë vlen vetëm për vaska bretkosash.
Ai I bën thirrje Prokurorisë së Gjirokastrës apo SPAK të nisin urgjentisht një hetim penal për të hetuar të gjithë praktikën e kësaj maskarade që nga përzgjedhja paracaktuese e kompanisë që ka kryer punimet, që nga kompania që ka kolauduar punimet e deri tek ndërhyrjet jo teknike, që shkatëruan perlën e bukurisë së Përmetit, Llixhat e Bënjës.
Burimit natyror shekullor, këta i thanë ujin. A do mbajë kush përgjegjësi institucionale dhe penale për këtë skandal.
Postimi
Kuçedra” e tenderave të betonit, i thau ujin dhe një prej burimeve më piktoreske, kurative dhe madhështore që natyra i kishte falur zonës së Përmetit.
Llixhat e Bënjës, të krijuara përmes burimeve nga e bukura natyrë, prej dy muaj kanë vdekur totalisht, duke dalë nga vendi i atraksionit të shumë preferuar për këdo visitor që shkonte në Përmet.
“Kuçedra” e këtyre që drejtojnë lakminë e tenderave, thau thuajse plotësisht burimet natyrore, duke i shndëruar vaskat e betonit ca pellgje ku notojnë vetëm zhabat dhe perpelugat.
E dhimbshe kur shikon që një perlë natyrore siç ishin Llixhat e Bënjës, të katandiset në këtë fare feje nga dora e njeriut.
Dy milion euro, u hodhës në hava nga ministria e Kulturës dhe Turizmit për të bërë rilindjen e zonës turistike dhe pas pak muaj krijuan këtë shëmbëlltyrë bajate, duke asgjësuar një nga zonat më piktoreske të Përmetit dhe Leskovikut.
Futën aty matrapikë, betonjere, hekur e llaë dhe deri rolat, derisa i ëanë damarët ujorë burimit shekullor të natyrës, duke e sjellë në këtë gjëndje që është në foto.
Një katastrofë mjedisore, që vetëm këta kështu dinë ta Rilindin. Një bukuri natyrore, ju shkatërua Shqipërisë që tashmë vlen vetëm për vaska bretkosash.
Prokuroria e Gjirokastrës apo qoftë dhe këta të SPAK-ut, të nisin urgjentisht një hetim penal për të hetuar të gjithë praktikën e kësaj maskarade që nga përzgjedhja paracaktuese e kompanisë që ka kryer punimet, që nga kompania që ka kolauduar punimet e deri tek ndërhyrjet jo teknike, që shkatëruan perlën e bukurisë së Përmetit, Llixhat e Bënjës.
Burimit natyror shekullor, këta i thanë ujin. A do mbajë kush përgjegjësi institucionale dhe penale për këtë skandal.
© SYRI.net