Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 28-të e protestës qytetare: Edi Rama jepe dorëheqjen

Rrëmbeu vajzën 6-vjeçare në Majorka dhe u fsheh në Kosovë, arrestohet spanjolli

Rrëmbeu vajzën 6-vjeçare në Majorka dhe u fsheh në Kosovë, arrestohet spanjolli

21:46, 27/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Një operacion i përbashkët mes autoriteteve evropiane dhe Policisë së Kosovës çoi në arrestimin e një shtetasi spanjoll të dyshuar për rrëmbimin e vajzës së tij 6 vjeçare.

Sipas mediave spanjolle, burri dyshohet se e mori vajzën nga ishulli i Majorkës dhe u largua nga Spanja, duke e fshehur fillimisht në bagazhin e automjetit për të shmangur zbulimin.

Pas largimit nga Majorka, autoritetet humbën gjurmët e tij.

Hetimet zbuluan se i dyshuari kishte mbyllur llogaritë bankare, kishte fshirë profilet në rrjetet sociale dhe kishte ndryshuar pamjen fizike për të vështirësuar identifikimin.

Falë bashkëpunimit mes shërbimeve policore të disa vendeve evropiane, u konfirmua se babai dhe vajza ndodheshin në Kosovë.

Më 24 qershor, Policia e Kosovës ndërhyri dhe arrestoi të dyshuarin, ndërsa lokalizoi edhe vajzën 6-vjeçare, e cila sipas autoriteteve ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas operacionit, fëmija iu besua institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e të miturve, ndërsa shtetasi spanjoll u dërgua në paraburgim në pritje të procedurave gjyqësore dhe të vendimeve për ekstradimin e mundshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco