‘Vit për vit i njëjti avaz’/ Flet banori pas zjarrit në periferinë e Vlorës: Rrezikoja të digjesha brenda me gjithë shtëpi

14:24, 27/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa zjarrfikëset po përpiqen të shuajnë flakët që kanë shpërthyer në periferi të qytetit të Vlorës, banorët kanë treguar mbi rrezikun e djegies së banesave të tyre, si pasojë e përhapjes së zjarrit.

Një prej banorëve në lagjen periferike ‘Kushtrimi’ në Vlorë, tha se situata është e njëjtë çdo vit me rritjen e temperaturave në sezonin e verës.

Banori tregon ndër të tjera, se autoritetet vendore nuk merren me mirëmbajtjen e zonës për pastrimin e barërave, sikurse dhe heqjen e mbeturinave që i hedhin në periferi.

‘Këtu është shtëpia ime, ja dhe situata këtu. vit për vit, i njëjti avaz është këtu te ne. Çdo natë vijnë makinat dhe hedhin mbeturina. Rrezikohesha të digjesh bashkë me shtëpinë, nëse nuk do të ndërhyhej. Vit për vit i njëjti avaz këtu te ne. Ka ardhur sipërmarrësi i kam thënë sa lekë do të bësh pastrimin, jo më thotë se jam privat. U thashë pastrojini dhe nuk deshën. Për këto mbeturina bëhet e gjithë kjo. Para tre vitesh jam djegur brenda’, u shpreh me indinjatë qytetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco