E rëndë në Përmet, 68-vjeçari humb jetën pasi goditet nga rrufeja në mal

E rëndë në Përmet, 68-vjeçari humb jetën pasi goditet nga rrufeja në mal

11:36, 27/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën e Përmetit, ku një 68-vjeçar nga Ballabani ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja ndërsa ndodhej në mal.

Viktima është identifikuar si Syrja Karati, i cili dyshohet se është goditur nga shkarkesë elektrike gjatë kohës që ndodhej në malin Trebeshinë, në vendin e quajtur Zaçe Be.

Sipas të dhënave paraprake, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e goditjes nga rrufeja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco