Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 28-të e protestës qytetare: Edi Rama jepe dorëheqjen

Turisti rumun bllokohet në Kanionet e Gjipesë, shpëtohet

Turisti rumun bllokohet në Kanionet e Gjipesë, shpëtohet

21:36, 27/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dhërmi – Një turist 45-vjeçar me shtetësi rumune është shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Dhërmiut dhe forcat zjarrfikëse, pasi pësoi dëmtime dhe mbeti i bllokuar në thellësi të Kanioneve të Gjipesë.

Sipas njoftimit, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, u vunë në lëvizje menjëherë pas marrjes së informacionit se turisti kishte thyer këmbën dhe nuk mund të largohej nga zona për shkak të terrenit të vështirë.

Për shkak të kushteve të vështira të terrenit dhe rrezikshmërisë së lartë për jetën, operacioni i shpëtimit u realizua me pajisje të specializuara kërkim-shpëtimi. Falë reagimit të shpejtë të ekipeve të ndërhyrjes, 45-vjeçari u nxor me sukses nga zona ku kishte mbetur i bllokuar.

Pas shpëtimit, turisti u transportua në spital, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I shpëtuari ka falënderuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit për ndërhyrjen e tyre, të cilët i erdhën në ndihmë dhe bënë të mundur shpëtimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco