Zjarri djeg magazinën bujqësore në Savër të Lushnjes

18:36, 27/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zjarr ka përfshirë sot një magazinë bujqësore në zonën e Savrës, në bashkinë Lushnjë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, pa të lënduar në njerëz.

Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës bujqësore, ndërsa banesat pranë kompleksit janë rrezikuar përkohësisht nga përhapja e zjarrit.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca të Spitalit të Lushnjes, të cilat kanë ofruar ndihmën e parë për familjarët që ndodheshin pranë zonës së rrezikuar dhe kanë shfaqur shqetësime nga situata e krijuar.

Ndërkohë, dy mjete zjarrfikëse të Bashkisë Lushnje kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës së zjarrit, duke arritur të parandalojnë përhapjen e flakëve drejt shtëpive të banimit që ndodhen ngjitur me kompleksin bujqësor.

Fatmirësisht, sipas informacioneve të para, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në magazinë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco