Lajmi i fundit

LIVE/ Durrsakët në protestë, kundër parkimit me pagesë në qytet

Pogradec/ I moshuari dhunon me shkop druri bashkëshorten, gruaja në gjendje të rëndë

Pogradec/ I moshuari dhunon me shkop druri bashkëshorten, gruaja në gjendje të rëndë

17:22, 27/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit, ku një konflikt në banesë mes një çifti ka përfunduar me dhunë fizike.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 16:10, shtetasi M. Sh., 78 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti në banesë ka goditur në kokë me një shkop druri bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. Sh., 69 vjeçe.

Si pasojë e goditjes, e moshuara ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe është dërguar fillimisht në spital për ndihmë mjekësore. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ajo pritet të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Pas ngjarjes, 78-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec dhe ndaj tij po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco