Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Lezhë–Milot pasditen e kësaj të hëne, ku një mjet tip Audi është përplasur me një motor.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur dy personat që udhëtonin me motor, të cilët janë transportuar për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit Audi nuk ka pësuar dëmtime.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
© SYRI.net