Pamjet e publikuara nga vendngjarja në Fllakë, Sektor Rinia në Durrës, tregojnë momentet pas shpërthimit të zjarrit në ambientet e një magazine pranë një fabrike të prodhimit të skafeve, ku humbi jetën një 29-vjeçar nga Bangladeshi, Omar Faruk, ndërsa një tjetër punonjës nga Kenia mbeti i plagosur.
Nga pamjet e siguruara për Syri TV, duket qartë përhapja e shpejtë e flakëve dhe dëmet e shkaktuara në ambientet e brendshme të magazinës që sollën vdekjen e dy shtetasve të huaj
LEXO EDHE: Durrës/ Magazina në flakë, vdes punonjësi nga Bangladeshi, një tjetër nga Kenia i plagosur
Sipas të dhënave të reja për Syri Tv, dy punëtorët dyshohet se janë asfiksuar nga tymi i dendur që u përhap me shpejtësi në ambientet e brendshme, përpara se të nxirreshin jashtë.
Ngjarja dyshohet të ketë nisur nga një bombul gazi në ambientin e gatimit të punonjësve, ndërsa pamjet e siguruara tregojnë dëmet e mëdha të shkaktuara nga flakët dhe ndërhyrjen pasuese në zonë.
© SYRI.net