Policia bashkiake ndalon tregtarët, kantieri i tregut i dorëzohet firmës zbatuese

Policia bashkiake ndalon tregtarët, kantieri i tregut i dorëzohet firmës zbatuese

11:36, 08/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rrethohet kantieri për zbatimin e projektit të tregut të frutaperimeve në Vlorë,  një projekt i financuar nga fondi shqiptar i zhvillimit, në vlerën e 115 milionë lekëve.

Nis tashmë zbatimi i projektit, mirëpo tregtarët kundërshtojnë largimin.

Ata thonë se vendet e përcaktuara nga bashkia për zhvendosjen e tyre nuk janë të përshtatshme për shkak të distancës.

LEXO EDHE:Policia bllokon tregun industrial në Vlorë, tregtarët: Ne nuk lëvizim nga këtu. Po na lini pa bukë

Që prej fillimit të muajit janar, tregtarët kanë zhvilluar disa protesta ndërsa kërkesa e tyre ka qenë gjetja e një hapësire brenda qytetit.

Bashkia ndërkohë ka vendosur që një pjesë e këtyre tregtarëve të vendosen pranë tregut të Çoles dhe një tjetër pranë tregut të shumicës.Vendim i kundërshtuar nga tregtarët.

Sot kanë qenë forcat e policisë bashkiake që kanë ndaluar hyrjen e tregtarëve brenda ambienteve të tregut. Pasi hapësira sipas Bashkisë do ti dorëzohet firmës zbatuese për nisjen e investimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco