Italia e kërkonte për trafik droge, 45 vjeçari nga Rrësheni arrestohet në Tiranë (EMRI)

11:20, 04/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia ka arrestuar 45-vjeçarin Kol Bushpepa alias Sokol Bushpepa, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në Organizatë kriminale.

Gjykata e Apelit, Itali, kishte dënuar 45-vjeçarin me 5 vite, 3 muaj e 10 ditë  për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Arrestimi i  45 vjeçarit banues në Rrëshen, me qëllim ekstradimin në Itali ndodhi në lagjen “Vasil Shanto”  në Tiranë. 

Nga dënimi i kanë mbetur për të vuajtur 4 vite e 18 ditë burgim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco