Tirana oaz i call centera-ve mashtrues, zbarkojnë edhe francezët! Emri i policit të arrestuar, agjent i kom. nr. 1

15:10, 22/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Syri identifikon emrin e agjentit të policisë i ndaluar në kuadër të operacionit të inicuar nga autoritetet franceze në bashkëpunim me SPAK kundër call centerave të cilët përmes mashtrimit kanë arritur t’i vjedhin miliona euro shtetasve europianë.

 I ndaluar rezulton të jetë Argusto Berberi, me detyrë agjent në Komisariatin, nr.1 në Tiranë. Atij i është kontrolluar dhe banesa nga agjentët e BKH-së. 

Agjentët e BKH-së kryen bastisje në zonën pranë “Sami Frashërit” në Tiranë. 

Ka pasur sekuestrim te shumave te parave dhe prova të tjera materiale të rëndësishme për hetimin, informojnë gazetarët e Syrit.

Sipas të njëjtave burime, ekzistojnë dyshime se në këtë rrjet mund të jenë të përfshirë edhe efektivë të tjerë të Policisë së Shtetit.

Ky nuk është operacioni i vetëm. Shqipëria është kthyer në një oaz të call centerave mashtrues të cilët zhvatin qytetarët europianë.  

Operacioni i fundit u ndërmor pak ditë parë. “Ghost Call” në bashkëpunim me autoritetet austriake zbardhi një skemë mashtruese përmes call center në kryeqytet, e cila dyshohet se u ka zhvatur qytetarëve të huaj mbi 50 milionë euro.  

Ndërsa operacione të mëparshme janë kryer në bashkëpunim dhe me autoritetet gjermane, italiane apo dhe spanjolle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco