Një 60-vjeçar nga Saranda është ndaluar nga Policia Kufitare pasi u kap me cigare kontrabandë në Portin e Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23:30, kur në port u ankorua trageti që vinte nga Korfuzi. Gjatë kontrollit të kryer nga shërbimet e Policisë Kufitare, u kap në flagrancë shtetasi Naim Mehmeti, ish-punonjës i trageteve, me 15 steka cigare pa akcizë.
Sipas policisë, mallrat duhej t’i nënshtroheshin procedurave të kontrollit doganor, ndërsa në rastin konkret janë konsideruar mallra kontrabandë.
Materialet procedurale për këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia Kufitare në Sarandë deklaron se ka shtuar masat kundër paligjshmërisë, si në kufirin tokësor ashtu edhe në atë detar.
© SYRI.net