Ankona/ Goditet rrjeti i trafikut të kokainës, arrestohen dy shqiptarë dhe një rumun

Ankona/ Goditet rrjeti i trafikut të kokainës, arrestohen dy shqiptarë dhe një rumun

08:48, 15/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Guardia di Finanza e Ankonës ka goditur një rrjet të dyshuar të trafikut të drogës, duke sekuestruar mbi 111 kilogramë kokainë dhe arrestuar dy shtetas shqiptarë, si edhe një shtetas rumun.

Operacioni u zhvillua në kuadër të një hetimi të koordinuar nga Prokuroria e Ankonës. Sipas të dhënave, hetuesit ndoqën një automjet të dyshimtë deri në zonën e Parmës, ku konstatuan shkëmbimin e disa çantave me drejtuesin e një kamioni.

Gjatë kontrollit të TIR-it, efektivët zbuluan një hapësirë të fshehtë në kabinën e shoferit, ku u gjetën 100 pako me kokainë të pastër, me një peshë totale prej mbi 111 kilogramësh. Gjithashtu, u sekuestruan rreth 19 mijë euro para në dorë, të cilat dyshohet se përbënin pagesën për transportin e lëndës narkotike.

Sipas autoriteteve italiane, droga, pasi të përzihej dhe të hidhej në treg, do të arrinte një vlerë prej rreth 20 milionë eurosh.

Me urdhër të Prokurorisë së Parmës, dy shtetasit shqiptarë dhe shtetasi rumun u vunë në masën e arrestit me burg, ndërsa autoritetet italiane kanë bërë të ditur se hetimet për këtë çështje vijojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco