Vatër zjarri pranë Novoselës, flakët iu afrohen banesave

16:51, 14/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të fshatit Novoselë, duke alarmuar banorët pasi flakët iu afruan zonës ku ndodhen disa banesa.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse me mjetet e tyre, të cilat pas rreth dy orësh punë arritën të izolojnë flakët dhe të shmangin rrezikun për banesat.

Aktualisht, ekipet vijojnë punën për shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa shkaqet e rënies së tij mbeten ende të paqarta. Temperaturat e larta dhe era kanë favorizuar përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve në terren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco