Aksident në Skelë të Vlorës, drejtuesit e mjeteve përfundojnë në konflikt fizik pas përplasjes

11:34, 14/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Skelës, në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja mes mjeteve ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Megjithatë, pas aksidentit, drejtuesit e mjeteve janë përfshirë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin.

Për të normalizuar situatën kanë ndërhyrë efektivët e Policisë së Vlorës, të cilët kanë shoqëruar personat e përfshirë në Komisariat.

Policia pritet të sqarojë rrethanat e aksidentit dhe konfliktit mes drejtuesve të mjeteve, si dhe të kryejë veprimet procedurale përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco