Dosja IPARD/ SPAK thërret Reni Ashikun për t’i komunikuar akuzën

10:21, 16/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SPAK është drejt mbylljes së hetimeve për dosjen e IPARD-it.

Sipas burimeve për SYRI-n nga gazetari Fatjon Gjinaj, SPAK ka nisur thirrjen e personave nën hetim për komunikimin e akuzës.

Reni Ashiku është paraqitur ditën e sotme me avokaten në SPAK për t’i komunikuar akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm për dosjen e IPARD.

LEXO EDHE: Abuzimet me fondet e IPARD, pyetet në SPAK administratori i CMC Reni Ashiku! E kallëzuar edhe ish ministrja Krifca

Ashiku është admninistrator i kompanisë Converse Management Consulting (CMC), shoqëri e cila ofron shërbime konsulence edhe në fushën e agrobiznesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco