Nga Elton Qyno - Syri
Një borxh financiar prej rreth 30 mijë euro është bërë shkak për rrëmbimin dhe keqtrajtimin në Xhafzotaj të Durrësit të biznesmenit të Call-Centerave, Florian Sula.
Ky i fundit njihet si personazh që kryen aktivitetin e Call-Centerave në Tiranë dhe jo vetëm, por çuditërisht asnjëherë nuk është goditur zyrtarisht nga policia dhe prokuroria e pasaçme.
Ndërkohë që disa nga bashkëpuntorët e tij, si Amant Josifi dhe persona të tjerë janë vënë në ndjekje penale nga SPAK si dhe prokuroria e Tiranës.
Por rasti që lidhet me operacionin e policisë së Tiranës, nuk bën fjalë për aktivitetin kriminal të Florian Sulës, por për një situatë kriminale, ku ai është marë peng nga persona të tjerë, ku dy prej tyre tashmë rezultojnë të jenë arrestuar.
Sipas burimeve të policisë së Tiranës, porositës të kësaj pengmarje ishte Kevin Neza, i cili ka njohje dhe ka pasur marëdhënie tregtare me Florian Sulën.
Por Kevin Neza, për të realizuar planin e pengmarjes përdori dhe vëllain e tij, Jurginin si dhe njëherësh pas tyre ka shkuar edhe djali i xhaxhait, Hysen Neza.
E gjitha ka ndodhur për një borxh prej 30 mijë euro, që Florian Sula, nuk ia kishte kthyer Kevin Nezës. Pikërisht për mos kthimin e kësaj shume financiare ai është marrë peng në ambjentet e një kompleksi tek ish-parku i Autobuzave Tiranë dhe dërguar më pas në ambjentet e një magazine në Xhafzotaj, ku aty është dhunuar.
Autorët kanë përdorur fjalë duke ju prezantuar si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit pranë SPAK, duke çuar në bindjen e Florian Sulës, që të hipte në makinën e tyre, pa bërë asnjë rezistencë.
Ai u dërgua më pas në Xhafzotaj të Durrësit ku pasi u dhunua iu kërkua kthimi i parave. Ai ka rënë dakord për kthimin e një shumë por fillimisht duhej të lirohej nga dhunuesit. Ata e kanë kërcënuar se nëse shkonte në polici do e vrisnin.
Por sapo është liruar prej tyre dhe ka mbëritur në Tiranë, bosi i Call-Centërave është paraqitur në policinë e Tiranës, duke bërë kallëzim penal. Hetimet kanë vijuar prej disa ditësh, duke çuar në finalizimin e operacionit ditën e sotme me arrestimin e Kevin dhe Hysen Neza, ndërsa personi tjetër Jurgin Neza, është shpallur në kërkim.
Informacionet policore flasin së Florian Sula është kthyer në një ndërtues i parave të pista që rrjedhin pikërisht nga aktiviteti i paligjshëm i call cetrave.
Ky informacion po verifikohet nga policia e ndërsa do të ribehet marrja e tij në pyetje për të mësuar më shumë mbi pengmarrjen e tij.
© SYRI.net