Javën e shkuar emisioni Piranjat transmetuan rastin e Arbër Gjonajt babai i cili kishte përdorur vajzën e tij 15 vjeçare si pjesë e një skeme mashtrimi.
Ai e kishte përfshirë minorenen në një fejesë fiktive, duke i ngritur prindërve të dhëndërrit imagjinar, një kurth të mirëmenduar, të denjë për një skenar filmi.
Zeneli, i cili shihet edhe në video, është babai i dhëndrit, njëkohësisht personi që në cilësinë e mikur të ri, kontaktohej vazhdimisht nga Arbri. Duke parë që gjendja ekonomike e familjes së nuses nuk ishte e mirë, Zeneli tregohet gjatë gjithë kohës dorëlëshuar, duke ia plotësuar çdo kërkesë babait të vajzës.
Por e vërteta del shpejt zbuluar pas një udhëtimi të vajzës drejt Gjermanisë, bashkë me babain e saj, por udhëtim i thënçin, sepse në fakt, nuk u bë asnjëherë.
Pas këtij momenti kur disa gjëra dolën në dritë, Arbri dhe familja e tij u zhdukën pa lënë asnjë gjurmë, duke ndërprerë çdo kontakt me familjen e mashtruar.
Pasi Piranjat morën të gjitha faktet, dhe mësuam vendndodhjen e Arbrit, i cili për çudinë punonte brenda një institucioni arsimor, shkuan për tu përballur me të dhe për të dëgjuar versionin e tij të historisë, që nuk mund të ishte aspak i ndryshëm nga historia e mashtrimit që na i tregua nga Zeneli.
Babi i 15 vjeçares nuk pranoi asnjë nga akuzat që ju bënë, por nuk zgjati shumë dhe Arbër Gjonaj u shoqërua në polici, për t’u lënë i lirë pak orë më vonë.
Por Zeneli nuk ishte rast i izoluar. Vetëm pak orë pas publikimit të asaj çfarë kishte ndodhur, u mor një denoncim tjetër: Ndërsa skema ishte e njëjtë. Ata kishin një katalog minorenesh, por kjo nuk ka asnjë rëndësi për këtë grup mashtruesish që i kanë vënë syrin viktimës së radhës. Dhe kush zgjidhet do të thoni ju? Vajza e Arbrit, e njëjta që e kishin fejuar me djalin e Zenelit.
Pra e njëjta skemë, të njëjtën njerëz dhe të njëjtin mashtruesish. Të gjendur përballë mikrofonit të Piranjave, shkues Albani e humb qetësinë me të cilën mashtronte dhe viktimat e tij. Sharje. Ofendime dhe në fund një arrestim. Efektivët e Komisariatit numër 6 në kryeqytet bënë arrestimin e tij. Ndërsa në pranga po ashtu ra dhe vëllai i tij, Arjel Gjonaj, i cili nuk u përmbajt aspak në fjalorin e rrugës që përdori. Ata tashmë do të përballen me tre akuza, ndërsa hetimet ndaj skemës së tyre mashtruese vijojnë.
© SYRI.net